Nga Graçanica në Bruksel, Nagavci kujton historinë e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”

  • Ndaje
Nga Graçanica në Bruksel, Nagavci kujton historinë e këngës “Oj Kosovo, Kosovo”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ajo ka rikujtuar kontekstin historik të kësaj kënge dhe lidhjen e saj me periudhën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke kritikuar standardet e Bashkimit Evropian ndaj retorikës nacionaliste.

Nagavci ka mbështetur reagimin e institucioneve të Kosovës, duke kërkuar që BE-ja të jetë në përputhje me vlerat që promovon, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotëNë mbrëmjen hapëse të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian, u interpretua “Oj Kosovo, Kosovo”.

Kjo është këngë e vitit 1989 e kohës kur regjimi i Millosheviqit po ia rrënonte Kosovës autonominë dhe po e përjashtonte popullin tonë nga shkollat, spitalet dhe vendet e punës. Sipas mediave serbe, kënga u interpretua për herë të parë në Manastirin e Graçanicës, në mbrëmjen para tubimit në Gazimestan, me rastin e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, ku Millosheviqi mbajti fjalimin e tij luftënxitës.Mesazhi i saj është i qartë: Kosova si tokë serbe që nuk dorëzohet, dhe pikërisht ky diskurs i parapriu luftës, dëbimeve dhe masakrave.

BE-ja me të drejtë u kërkon vendeve të Ballkanit Perëndimor të ballafaqohen me të kaluarën dhe të heqin dorë nga retorika nacionaliste. I njëjti standard duhet të vlej edhe për ngjarjet që organizon vetë ajo.

E mbështes plotësisht reagimin e institucioneve tona, të cilat me të drejtë kërkuan sqarim nga Komisioni Evropian.

Ne e duam Evropën, dhe pikërisht për këtë i kërkojmë të jetë në lartësinë e vlerave të saj.

Kosova do ta vazhdojë rrugën e saj evropiane me vendosmëri, me reforma dhe me dinjitet. Sepse Evropa jonë është Evropa e së vërtetës, jo e këngëve që na mohojnë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


1 lexime 1 sot