Incident në Bit Pazar të Shkupit: Sulmohen gjyshi dhe mbesa e mitur, kërcënime me sende të mprehta!
Një incident i rëndë është raportuar në zonën e Bit Pazarit në Shkup, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht fqinjin e tij dhe mbesën e mitur të këtij të fundit.
Sipas denoncimit të paraqitur më 15 nëntor në polici, L.A. nga Shkupi dyshohet se ka sulmuar fqinjin e tij R.S. dhe mbesën e tij të mitur, duke përdorur edhe një send të fortë.
I dyshuari gjithashtu i ka kërcënuar të dy me sende të mprehta.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë sqaruar.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.