Kosova dhe Izraeli mbyllin pjesën e parë pa gola, 0:0
Kosova ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë në përballjen ndaj Izraelit, duke krijuar disa raste të rrezikshme për shënim, por pa arritur ta gjejë rrugën drejt golit.
Kreshnik Hajrizi, Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Lindrit Kamberi iu afruan disa herë golit, ndërsa rasti më i mirë erdhi në fund të pjesës së parë, kur Kamberi, pas një goditjeje me kokë, qëlloi traversën.
Në anën tjetër, Izraeli nuk arriti të krijojë shumë rrezik, duke u kufizuar në disa gjysmëraste.
Kështu, 45 minutat e para të ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u mbyllën me rezultat të barabartë, 0:0./Albinfo.ch
The post Kosova dhe Izraeli mbyllin pjesën e parë pa gola, 0:0 appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.
RTK
RTK
RTV
RTV
ART
TV7
RAD
RAD
ROC
RAD
RAD
RAD