Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

  • Ndaje
Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës.

Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Arsyet e dorëheqjes së Aliut nuk janë bërë të ditura ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për ndryshimin në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës./Euronews Albania


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.