Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush emërohet në vend të tij

  • Ndaje
Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush emërohet në vend të tij

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Ndërkohë, arsyet e largimit të Aliut nga drejtimi i portit nuk janë bërë të ditura dhe pritet njoftimi zyrtar mbi këtë lëvizje drejtuese.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.