Lutfi Dalipi viziton Dardanët në stërvitjen para ndeshjes me Izraelin
Lutfi Dalipi ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në futboll. Lojtari, i cili të enjten konfirmoi zgjedhjen e tij, ka deklaruar se vendimi për të veshur fanellën dardane është marrë me zemër, njofton albinfo.ch.
Një ditë më vonë, Dalipi ishte i pranishëm në stërvitjen e fundit të Dardanëve para ndeshjes kundër Izraelit, ku takoi bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik të përfaqësueses.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka cilësuar praninë e tij si një mysafir të veçantë në kampin e Kombëtares.
Në shenjë mirëseardhjeje, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dhuroi Dalipit fanellën e Kosovës, të cilën futbollisti pritet ta bartë në paraqitjet e ardhshme ndërkombëtare.
“Mirë se vjen në familjen dardane, Lutfi!”, thuhet në mesazhin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me këtë vendim, Dalipi i bashkohet listës së futbollistëve që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch
The post Lutfi Dalipi viziton Dardanët në stërvitjen para ndeshjes me Izraelin appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.