Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur, pasi është përplasur nga një automjet.
Sipas raportimeve, aksidenti është regjistruar në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit. I plagosuri mësohet se është një person i moshuar, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte në këmbë.
Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ndërsa i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për identitetin e tij dhe gjendjen shëndetësore.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.
The post Makina përplas të moshuarin në Elbasan, dërgohet në gjendje të rëndë në spital appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.