PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja teksa bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Gjithashtu bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00. Mbledhja vjen pas zhvillimeve të shumta në vend, ndërsa qeveria prej kohësh përballet me protesta.
Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Një vëmendje e madhe është te gara e Bashkisë së Tiranës ku pritet që kryeministri Rama të ndajë kandidatin për zgjedhjet.
The post PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.