Mozzik nuk përmbahet nga emocionet, publikon foton e parë me djalin Oz
Reperi i njohur Mozzik po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të dytë.
Pak javë më parë, partnerja e tij, Lotina Haziri, solli në jetë djalin e tyre, të cilin çifti e pagëzoi me emrin Oz.
Artisti nuk e ka fshehur lumturinë për ardhjen në jetë të vogëlushit. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi të veçantë, ku shihet duke e mbajtur djalin në krahë, duke ndarë kështu me ndjekësit një moment mjaft emocional.
Ardhja e Oz-it ka shtuar edhe më shumë gëzimin në familjen e reperit, i cili tashmë po shijon përditshmërinë si baba i dy fëmijëve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.