Rama në Paris për Forumin e Paqes, në fokus bisedat mbi integrimin

  • Ndaje
Rama në Paris për Forumin e Paqes, në fokus bisedat mbi integrimin

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që zhvillohet gjatë datave 10 dhe 11 nëntor. Aktiviteti ndërkombëtar këtë vit ka në fokus qeverisjen efektive dhe ndikimin e saj në ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit afatgjatë.

Në kuadër të forumit, kreu i qeverisë shqiptare do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm “Spotlight”, ku në qendër të diskutimeve do të jetë perspektiva europiane dhe rëndësia e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Axhenda e Ramës përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në seancën plenare me temë “From Sovereignty to Cooperation” (Nga sovraniteti te bashkëpunimi), ku liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë do të diskutojnë mbi sfidat e përbashkëta dhe nevojën për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

Vizita e kryeministrit në Francë nisi mbrëmjen e së hënës, kur ai u prit në Pallatin Élysée nga presidenti francez Emmanuel Macron. Takimi me kreun e shtetit francez u zhvillua në prag të pjesëmarrjes së Ramës në forumin ndërkombëtar.

The post Rama në Paris për Forumin e Paqes, në fokus bisedat mbi integrimin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.