Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

  • Ndaje
Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe probleme në zonën e Thethit, ku situata paraqitet më problematike në Fushë-Theth.

Sipas raportimeve të banorëve, përmbytjet kanë nisur që mbrëmjen e kaluar, ndërsa dalja e ujit nga kanalet ka shtuar rrezikun për disa banesa të zonës.

Si pasojë e situatës, raportohet për dëme edhe në bagëti e në banesa. Krahas përmbytjeve, banorët po përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.

Situata mbetet shqetësuese për banorët, ndërsa reshjet e dendura kanë vështirësuar kushtet në këtë zonë malore.

The post Përmbytje dhe mungesë e energjisë elektrike në Theth për shkak të motit të keq (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.