Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

  • Ndaje
Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

Pasi bllokuan për disa minuta rrethrrotullimin e Zogut të Zi me një kosh mbeturinash, të cilit i vunë flakën, protestuesit kanë vijuar marshimin në Unazën e Tiranës.

Marshimi po zhvillohet i qetë, pa konfrontime me efektivët e policisë, pasi protestuesit janë lejuar të lëvizin lirshëm dhe po shoqërohen në distancë nga forcat e rendit.

Gjatë marshimit në Unazën e Tiranës, protestuesit po marrin koshat e mbeturinave që gjejnë përgjatë rrugës dhe po i vendosin në itinerarin ku kalojnë.

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

The post Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.