Publikohet formacioni i Zvicrës, Xhaka mungon për shkak të lëndimit
Ekipi kombëtar zviceran luan sonte në Slloveni ndeshjen e rdhës në kudrin e Ligës së Kombeve. Një pikë e vetme është e gjitha që i duhet ekipit të Murat Yakinit për të siguruar ngjitjen përsëri në Ligën A.
Granit Xhaka do të mungojë në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë për ekipin kombëtar zviceran për shkak të një dëmtimi.
Murat Yakin i ka lënë jashtë skuadrës së Ligës së Kombeve Winsley Boteli dhe Rubén Vargas për ndeshjen në Slloveni. Vargas humbi seancat stërvitore për shkak të gastroenteritit dhe me sa duket nuk është mjaftueshëm në formë për të luajtur. Yakin e ka lënë jashtë qëllimisht Botelin.
Roggerio Nyakossi gjithashtu nuk është në skuadrën prej 23 lojtarësh për ndeshjen. I sapoardhuri, i cili mezi priste të shfaqte aftësitë e tij, do të duhet të shpresojë për një shans për të luajtur të hënën në Lucernë kundër Skocisë.
Në sulm, Murat Yakin ka zgjedhur Breel Embolo, Zeki Amdouni dhe Cedric Itten, ndërsa Eray Cömert dhe Adrian Bajrami do të formojnë dyshen qendrore mbrojtëse.
The post Publikohet formacioni i Zvicrës, Xhaka mungon për shkak të lëndimit appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.