Të rinjtë me deklaratë te “Politekniku”: Lëvizja studentore kombëtare, vijimësi e revoltës qytetare!
Studentët kanë dalë me një deklaratë për mediat, nha Universiteti i “Politeknikut”. Në deklaratën e tyre, studentët theksuan se protesta ka hyrë në një fazë më dinamike, ndërsa nënvizuan se lëvizja studentore kombëtare është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj.
“Synojmë organizim studentor të pavarur, bashkëpunim me qytetarët dhe aktorë të interesuar”/ Të rinjtë me deklaratë te “Politekniku”: Lëvizja studentore kombëtare, vijimësi e revoltës qytetare!
Studentët kanë dalë me një deklaratë për mediat, nha Universiteti i “Politeknikut”. Në deklaratën e tyre, studentët theksuan se protesta ka hyrë në një fazë më dinamike, ndërsa nënvizuan se lëvizja studentore kombëtare është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj.
Ata deklaruan se mesazhi i tyre është i përbashkët me atë të protestuesve qytetarë, duke kërkuar më shumë mundësi për të rinjtë shqiptarë, arsim cilësor, punësim dhe jetë me dinjitet.
Studentët theksuan gjithashtu se këto objektiva lidhen drejtpërdrejt me llogaridhënien institucionale dhe se synojnë të krijojnë një organizim studentor të pavarur dhe demokratik, në bashkëpunim me qytetarët dhe aktorët e tjerë të interesuar.
Ata paralajmëruan ndërmarrjen e nismave konkrete, duke garantuar se do të mbrojnë debatin e hapur dhe të drejtën për të protestuar.
“Protesta hyri në një fazë të re më dinamike. Ne kërkojmë hetim të pavarur për dhunën. Lëvizja studentore kombëtarë është vijimësi e revoltës qytetare dhe jo zëvendësim i saj duke i shtuar zërin e shqetësimit protestës.
Mesazhi ynë është i përbashkët me atë të protestës qytetarë. Rinia shqiptare duhet të ketë mundësi për të jetuar me dinjitet. Arsim cilësor punësim varet nga llogaridhënia e institucionale. Ne paraqesim për diskutim publik.
Ne synojmë një organizimi studentor të pavarur demokratik në bashkëpunim me qytetarët dhe të gjithë aktorë të interesuar pa cënuar askënd. Do të marrim nisma konkrete, mbrojmë debatin e hapur dhe të drejtën për të protestuar. Të fillojmë punën pa humbur kohë”, thuhej në deklaratë.
Reklamë