Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

  • Ndaje
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për protestën kombëtare të studentëve, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, sindikata ka bërë të ditur se solidarizohet me kauzën e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që dëshirojnë të bëhen pjesë e protestës, t’i bashkohen tubimit.

“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen.
Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Protesta është njoftuar për të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

The post Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.