Rama takohet me Presidenten e PE-së në Bruksel, Metsola: Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë për anëtarësimin

  • Ndaje
Rama takohet me Presidenten e PE-së në Bruksel, Metsola: Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë për anëtarësimin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Bruksel, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit Presidentja e Parlamentit Europian shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimin në BE.

“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim”, është shprehur Metsola.

The post Rama takohet me Presidenten e PE-së në Bruksel, Metsola: Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë për anëtarësimin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


2 lexime 2 sot