Thashetheme se u dhunua, Valbona Selimllari habit me deklaratën: “I kam rrahur unë!”

  • Ndaje
Thashetheme se u dhunua, Valbona Selimllari habit me deklaratën: “I kam rrahur unë!”

Ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari, ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet e rreme që qarkulluan së fundmi në media, ku pretendohej se ajo kishte rënë pre e dhunës. E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ajo i hodhi poshtë kategorikisht këto thashetheme, duke i kthyer me nota humori.

“Kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. O Luiz, sa djem i kam rrahur unë! Dy nga ata tre djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen pa dëshirën time”, deklaroi Selimllari, duke kujtuar me të qeshura se është rritur në vitet e vështira ’91 dhe ’97.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se pikërisht këto lajme të pavërteta dhe komentet negative e detyruan t’i mbyllte komentet në një postim të fundit në Instagram, për të mbrojtur djemtë e saj të cilët ishin shqetësuar nga situata.

Selimllari shtoi se e shmang ekspozimin e tepërt në rrjetet sociale për të ruajtur qetësinë emocionale, e cila për të mbetet e lidhur ngushtë me familjen dhe tre fëmijët e saj.

The post Thashetheme se u dhunua, Valbona Selimllari habit me deklaratën: “I kam rrahur unë!” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


3 lexime 3 sot