Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë
Ujësjellës Kanalizime Korçë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen 17 të qytetit, për shkak të një defekti të konstatuar në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme.
The post Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.