Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

  • Ndaje
Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

Një grua 43-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës, pacientja është sjellë dje, rreth orës 14:20, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe reanimimit të ndërmarrë, nuk është arritur rikthimi i shenjave vitale.

Spitali ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar organet kompetente, të cilat do të merren me procedurat e mëtejme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.