Pas 15-vjetësh heshtjeje, drejtësia troket në rastin e vrasjes së Diana Kastratit

  • Ndaje
Pas 15-vjetësh heshtjeje, drejtësia troket në rastin e vrasjes së Diana Kastratit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adnan Jasharit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Diana Kastrati.

Seanca po zhvillohet në mungesë të të akuzuarit, i cili ndodhet në arrati që nga dita e kryerjes së krimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 22 tetor 2026, ka ngritur aktakuzë ndaj Jasharit për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Diana Kastrati u vra më 18 maj 2011, në Prishtinë, në moshën 27-vjeçare, teksa po shkonte në fakultet. Ajo u qëllua me armë zjarri.

Rasti kishte nxitur reagime të shumta publike, pasi Diana më herët kishte kërkuar urdhër mbrojtës emergjent nga institucionet, por mbrojtja e nevojshme nuk i ishte ofruar me kohë.

Pesëmbëdhjetë vjet pas ngjarjes tragjike, procesi gjyqësor ka nisur, ndërsa familja e Dianës vazhdon të presë drejtësi për humbjen e saj të parakohshme.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.