2.8 miliardë denarë për kompensim në të holla për të papunët

Revizorët kanë vërtetuar se pagesa e mjeteve për kompensim në të holla në rast të papunësisë në vitin 2022 janë në vlerë prej 1.407.710 mijë denarë, që paraqet 42.62 për The post 2.8 miliardë denarë për kompensim në të holla për të papunët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

2.8 miliardë denarë për kompensim në të holla për të papunët

Revizorët kanë vërtetuar se pagesa e mjeteve për kompensim në të holla në rast të papunësisë në vitin 2022 janë në vlerë prej 1.407.710 mijë denarë, që paraqet 42.62 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit dhe në krahasim me vitin 2021 vlera e përgjithshme e vlerës arrin ulje për 116.247 mijë denarë

 Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka kryer revizion në raportet financiare së bashku me raportin e përshtatshmërisë me Agjencinë e Punësimit të vitit 2022. Me revizionin e kryer për vitin 2022 është shprehur opinion jo i favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe për pajtueshmërinë me rregulloren ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara.

Me revizionin e zbatuar, revizorët kanë vërtetuar se pagesa e mjeteve për kompensim në të holla në rast të papunësisë në vitin 2022 janë në vlerë prej 1.407.710 mijë denarë, që paraqet 42.62 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit dhe në krahasim me vitin 2021 vlera e përgjithshme e vlerës arrin ulje për 116.247 mijë denarë.

Duke kontrolluar funksionimin e procedurës së ushtrimit të së drejtës së kompensimit monetar për një mostër të përzgjedhur të çështjeve për vitin 2022, revizorët konstatuan se në disa nga rastet e analizuara dokumentacioni është i paplotë, dhe një pjesë e dokumentacionit është siguruar ose përgatitur pas skadimi i afatit të përcaktuar ligjërisht.

Ndërkaq, për realizimin e gjithsej 14 programeve dhe masave për punësim të parapara me Planin operativ në vitin 2022 janë paguar gjithsej 1.420.003 mijë denarë, gjegjësisht 43 për qind nga shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit. Kjo shumë shënon rritje në krahasim me vitin 2020 dhe 2021, për 148.902 mijë denarë në krahasim me vitin 2020, ose në raport me shpenzimet e përgjithshme të Agjencisë së Punësimit për këtë periudhë, ka rritje prej 4 për qind.

Nga ana tjetër, duke analizuar masat individuale të fondeve, revizorët konstatuan se nuk është respektuar parimi i zhvillimit të balancuar rajonal të tetë rajoneve planifikuese. Njëkohësisht, për një pjesë të rajoneve paguhet një shumë më e lartë e mjeteve në raport me përqindjet e përcaktuara për pjesëmarrje në vendimin për klasifikimin e rajoneve sipas shkallës së zhvillimit. Një shumë më e lartë është paguar për rajonin e Shkupit dhe rajonet në pjesën perëndimore.

Ndër të tjera, revizorët në pjesën administrative të Agjencisë së Punësimit identifikuan dobësitë në inventarin e pajisjeve dhe mosrakordimin e të dhënave në regjistrat kontabël me gjendjen aktuale të stokut të materialeve, mungesën e mekanizmave kontrolluese për monitorimin e kërkesave të bazuar në të ardhurat e realizuara nga kontributi i papaguar në punësim, mungesën e komunikimit ndërinstitucional për regjistrimin e detyrimeve për pagesën e obligacioneve, pagesën e shtesës së pagës pa bazë ligjore dhe pa kritere për përzgjedhjen e marrësve të shtesës, si dhe angazhimin e personave për një periudhë kohore të caktuar për detyrat e rregullta të punës duke tejkaluar afatet e caktuara për angazhimin e tyre, dhe dobësitë në kontrollin e brendshëm për përdorimin e mjeteve të akorduara për masa aktive punësimi. (koha.mk)

The post 2.8 miliardë denarë për kompensim në të holla për të papunët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .