Abdxhiku takoi 4 ambasadorë: Aleancat strategjike mbeten orientim i palëkundur për Kosovën

Abdxhiku diskutoi me ambasadorë të SHBA-së, Francës, Britanisë dhe Italisë për stabilitetin e Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se këtë javë ka mbajtur takime me katër ambasadorë të vendeve aleate të Kosovës.
Në listën e të ftuarve janë përfshirë: Anu Prattipati, këshilltare e ngarkuar me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadori i Francës në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Maurizio Antonini, ambasadori i Italisë.
Gjatë këtyre takimeve, tema kryesore kanë qenë zhvillimet politike në vend, rrugëtimi euro-atlantik i Kosovës, forcimi i partneriteteve strategjike dhe rëndësia e stabilitetit institucional për të ardhmen e Republikës së Kosovës.
“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror. Kosova ka nevojë për miqësi të forta, partneritet të qëndrueshëm dhe një zë serioz e të besueshëm në raport me botën”, ka deklaruar Abdxhiku në rrjetet sociale.
Me pak fjalë
Abdxhiku ka mbajtur takime me katër ambasadorë të vendeve aleate, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe partneriteteve strategjike për të ardhmen e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron bashkëpunimin me aleatët si orientim të palëkundur politik.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



