Administratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon
Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, është vënë sërish në qendër të kritikave pasi ka suspenduar shtatë administratorë shqiptarë vetëm disa orë pasi ata u rikthyen në punë me vendim të Agjencia për Administratë, përcjell Koha.mk. Komisioni i shkallës së dytë i kësaj agjencie kishte konstatuar se largimi i tyre nga puna ishte […] The post Administratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon appeared first on InfoShqip.com.
Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndëretnike, Ivan Stoilkoviq, është vënë sërish në qendër të kritikave pasi ka suspenduar shtatë administratorë shqiptarë vetëm disa orë pasi ata u rikthyen në punë me vendim të Agjencia për Administratë, përcjell Koha.mk.
Komisioni i shkallës së dytë i kësaj agjencie kishte konstatuar se largimi i tyre nga puna ishte i padrejtë dhe kishte urdhëruar rikthimin e tyre në vendet e punës. Megjithatë, sipas burimeve brenda ministrisë, në të njëjtën ditë kur administratorët u paraqitën në punë, atyre u është komunikuar vendimi për suspendim deri në një vendim të ri të Komisionit disiplinor të brendshëm.
Komisioni disiplinor përbëhet nga shtatë anëtarë – katër serbë dhe tre shqiptarë, ku njëri prej shqiptarëve është pjesë e kabinetit të ministrit. Punonjës në ministri thonë se kjo përbërje ngre dyshime për paanshmërinë e vendimmarrjes.
Fillimisht, administratorët ishin akuzuar se kishin sjellë dyshekë në zyrë, ndërsa në vendimin e ri disiplinor akuzohen për dëmtim të karrigeve dhe shndërrimin e tyre në divan për fjetje.
Administratorët shqiptarë e cilësojnë rastin si presion dhe diskriminim sistematik. Ata thonë se kushtet e punës në zyrat e ministrisë janë të papërshtatshme, me dhjetëra punonjës të vendosur në hapësira të vogla, pa karrige, kompjuterë apo detyra konkrete pune.
Vendimi fillestar për largimin e tyre ishte marrë më 25 dhjetor, ndërsa më 30 janar Komisioni i shkallës së dytë konstatoi se nuk kishte shkelje nga ana e administratorëve dhe se procedurat ligjore nuk ishin respektuar. Megjithatë, suspendimi i ri ka rikthyer çështjen në një përballje të re institucionale dhe politike./INA/
The post Administratorët shqiptarë rikthehen, por Stoilkoviqi sërish i suspendon appeared first on InfoShqip.com.

