Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

  • Ndaje
Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

Anëtari i kryesisë së VLEN-it dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një postimi në rrjetet sociale nënvizon se dokumentet e reja për Alta bankën nxjerrin në pah siç shkruan “rolin e Artan Grubit dhe lidhjet e njerëzve të afërt me Ali Ahmetin në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore.”

Ja postimi i tij:

Detajet fshihen te gjërat e imta, do të thoshte “kingu”, që nuk ka aferë e skandal pa qenë i përfshirë.

Sot mësuam edhe më shumë hollësira për megaskandalin e ALTA Bankës. Pinjollët e Ballkanit të Hapur paskan qenë deri në fyt në këtë punë! Personalisht Artan Grubi e ka nënshkruar vendimin për shitjen e aksioneve shtetërore në Stopanska banka të Manastirit. Po ashtu, nga dokumentet kuptuam se më 6 qershor, nën kryesimin e “kingut”, bashkë me dostat e tij të BDI-së, ka shqyrtuar informacionin për shitjen e aksioneve në pronësi të Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar.
Në lojë fillimisht paska hyrë hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi, bashkë me Fatmir Besimin e Kreshnik Bekteshin, më pas krushku i Ahmetit, e që në fund gjithçka të përfundojë te Davor Macura. Kollaj është të bërtasish nga opozita, kur punët i ke lëmsh.
Tani që gjërat kanë dalë bardhë e zi, lind edhe dyshimi tjetër, për të cilin brenda BDI-së dinë shumë më shumë, por tuten të flasin. Që sa kohë, ose më saktë…., prej cilit moment “kryekomandanti” është mbajtur për fyti me ALTA Bankën?


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.


0 lexime 0 sot