Agim Aliu nderon Dëshmorët e Kombit dhe Gjeneral Imri Ilazin në Ferizaj
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë pjesë në homazhe dhe akademi përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë e Jezercit, si dhe njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferri. Aliu ka theksuar rëndësinë e kujtimit të sakrificës dhe veprës së dëshmorëve

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë pjesë në homazhe dhe akademi përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë e Jezercit, si dhe njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant Ferri.
Aliu ka theksuar rëndësinë e kujtimit të sakrificës dhe veprës së dëshmorëve dhe të Gjeneralit Ilazi, duke nënvizuar se ato veprime frymëzojnë brezat dhe mbeten shembull guximi, heroizmi dhe lavdie.
“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! Lavdi veprës heroike të Gjeneralit të Ferizajt, Gjeneral Imri Ilazit – Komandant Ferri! Liria jonë – Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”, ka deklaruar Aliu.