Agjenti: Leoni vendosi me zemër dhe identiteti i tij familjar
“Nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën. Leon zgjodhi Kosovën nga bindja, nga zemra e tij dhe nga identiteti familjar”, deklaroi Sascha Fischer The post Agjenti: Leoni vendosi me zemër dhe identiteti i tij familjar appeared first on Albinfo.

Mesfushori shqiptar, Leon Avdullahu, ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke refuzuar Zvicrën.
Vendimi i 21-vjeçarit shkaktoi bujë në Zvicër dhe Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami, reagoi duke thënë: “Dua ta bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.”
Agjenti i tij, Sascha Fischer, e shpjegoi zgjedhjen si një vendim personal. “Nuk u mor kundër Zvicrës, por për Kosovën. Leon zgjodhi Kosovën nga bindja, nga zemra e tij dhe nga identiteti familjar.”
Ai shtoi se Avdullahu synon të përdorë reputacionin e tij për ta ndihmuar Kosovën të forcohet në futbollin evropian: “Ai dëshiron të përdorë emrin, cilësinë dhe reputacionin e tij për të bërë një ndryshim – për të ndihmuar një shoqatë dhe një komb të vendoset në futbollin evropian.”
Avdullahu pritet të debutojë për Kosovën në fillim të shtatorit – pikërisht kundër Zvicrës, në kualifikueset e Botërorit 2026.
The post Agjenti: Leoni vendosi me zemër dhe identiteti i tij familjar appeared first on Albinfo.