Aksident në Elbasan, 7-vjeçari përplaset për vdekje nga makina

Aksident në Elbasan, 7-vjeçari përplaset për vdekje nga makina

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

I mituri ishte duke shkuar në shkollë, shoqëruar nga nëna e tij.

Sipas informacioneve paraprake teksa po kalonte rrugën, 7-vjeçari i ka ikur nga duart nënës. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.