Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte në trotuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, me inicialet E. B.

Pavarësisht pasojave të rënda, 67-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkakun e tij.

The post Aksident tragjik në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.