Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë

Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë

Është kapur pas disa minutash i riu që u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi me makinë dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare në Korçë.

I riu drejtonte një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira. Pas aksidentit, ai u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Pas kapjes, pritet që ndaj të riut të kryhen veprimet procedurale dhe të arrestohet.

Dy gratë e aksidentuara janë transportuar në spital, ku raportohet se kanë pësuar fraktura.

Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes

The post Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.