Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses

Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses

Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacionit mjekësor, gjendja e saj do të ndiqet në dinamikë nga ekipi i neurokirurgëve, të cilët do të vendosin për një ndërhyrje të mundshme në varësi të ecurisë klinike.

Aktivistja u lëndua gjatë protestës nga bombula e gazit lotsjellës nga ku pësoi gjakderdhje dhe menjëherë u dërgua në spital.

Ndërkohë, nga ana tjetër operacioni i efektivit të Policisë në Shkodër ka përfunduar me sukses.

Ai u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.

The post Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.