Albert Vallçi mbetet pa paraqitje me asnjë kombëtare, dikur priste ftesën e Austrisë

  • Ndaje
Albert Vallçi mbetet pa paraqitje me asnjë kombëtare, dikur priste ftesën e Austrisë

Mbrojtësi Albert Vallçi është një nga futbollistët që, pavarësisht pritshmërive në fillimet e karrierës, ende nuk ka arritur të debutojë me ekipin e parë të ndonjë kombëtareje, transmeton albinfo.ch.

Fillimisht, Vallçi ishte pranë përfaqësimit të Kosovës, por më pas në adresë të tij erdhi mundësia për t’u ftuar nga Austria. Futbollisti vendosi të priste mundësinë nga kombëtarja austriake, por deri më tani nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me fanellën e saj.

Ai dikur konsiderohej një prej talenteve premtues të futbollit, veçanërisht gjatë periudhës kur ishte pjesë e RB Salzburgut.

Megjithatë, karriera e tij nuk mori drejtimin që pritej. Sot, në moshën 31-vjeçare, Vallçi është pjesë e Sturm Grazit, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Austrisë apo të ndonjë kombëtareje tjetër.

Historia e tij rikthen në vëmendje dilemat me të cilat përballen futbollistët me prejardhje shqiptare, kur duhet të vendosin për përfaqësimin e Kosovës, Shqipërisë apo një shteti tjetër./Albinfo.ch

The post Albert Vallçi mbetet pa paraqitje me asnjë kombëtare, dikur priste ftesën e Austrisë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.