Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës,betohen 118 deputetët e rinj
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje. Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan. “Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të […]
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit në Kosovë me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu mori 66 vota pro, ndërkohë që 44 deputetë votuan kundër dhe 8 abstenuan.
“Sot e marr këtë detyrë më vetëdije të plotë me peshën kushtetuese që e mban. Këtë besim do ta nderoj me punë të përditshme, transparencë dhe përkushtim të plotë”, tha Haxhiu në fjalën e mbajtur në Kuvend.
“Presim që ish-krerët e UCK-së të kthehen sa më parë në vend, dhe që këto orvatje të Prokurorisë të marrin fund sa më parë”, shtoi ajo.
Ndryshe nga legjislatura e kaluar kur Haxhiu dështoi të zgjidhej kryeparlamentare pas disa senacash maratonë, në këtë legjislaturë mjaftoi tenatativa e parë për të marrë shumicën e votave.
Albulena Haxhiu ishte gruaja më e votuar për deputete në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur mori mbi 174 mijë vota. Më herët Haxhiu ka mbajtur në kabinetin Kurti edhe funksionin e ministres së Drejtësisë për 4 vite.
Po në seancën e sotme janë betuar 118 deputetët e pranishëm në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Pas verifikimit të mandateve për deputetët e rinj, tani pritet të procedohet me betimin dhe pikat tjera të rendit të ditës së seancës konstituive.
Ky verifikim u bë me votimin e 118 deputetëve të pranishëm. Nga 120 deputetë që do të përbëjnë legjislaturën e dhjetë, 100 do të jenë nga partitë shqiptare, ndërsa 20 vendet e tjera janë të rezervuara për minoritetet.
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 karrige në Kuvend.

