Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e vogël”. Ziv urimin e saj përveç në shqip, e ka bërë edhe në gjuhën e disa komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë. “Gëzuar festën e Bajramit të Vogël të gjithë miqve që po […]
![Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654646-ambasadorja-izraelite-ne-kosove-uron-bajramin-e-vogel.jpg)
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e vogël”.
Ziv urimin e saj përveç në shqip, e ka bërë edhe në gjuhën e disa komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.
“Gëzuar festën e Bajramit të Vogël të gjithë miqve që po festojnë në Izrael, Kosovë dhe anekënd botës!
Me fat Bajramin e Vogël!
Bajram Šerif Mubarek Olsun!
Bayramınız kutlu olsun!
Bahtalo o Kurban Bajrami!
Eid Mubarak!”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.