Arrestohet i riu në Kamëz, gjatë kontrollit iu gjetën armë dhe maska

Arrestohet i riu në Kamëz, gjatë kontrollit iu gjetën armë dhe maska

Finalizohet operacioni i koduar “Risku”. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar i cili lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete.

Gjatë operacionit u sekuestruan  3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pasagjeri 18-vjeçari që ndodhej në motomjet, për moskallëzim të krimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.