Arrestohet një transportues i emigrantëve nga Kumanova

MPB Maqedoni informon se dje (16.06.2024), zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar në Sopot në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veriore e kanë arrestuar M.J.(45) nga Kumanova. “Rreth The post Arrestohet një transportues i emigrantëve nga Kumanova appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Arrestohet një transportues i emigrantëve nga Kumanova

MPB Maqedoni informon se dje (16.06.2024), zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar në Sopot në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veriore e kanë arrestuar M.J.(45) nga Kumanova.

“Rreth orës 10:30 në rrugën lokale nga fshati Sopot në fshatin Sushevë është kontrolluar automjeti “Chevrolet Aveo” me targa të Kumanovës, i cili drejtohej nga M.J, ndërsa janë gjetur dy emigrantë nga Republika të Turqisë”.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

The post Arrestohet një transportues i emigrantëve nga Kumanova appeared first on Flaka, në çdo lajm... .