Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026” (DOKUMENT)

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026” (DOKUMENT)

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjellim këtë lajm për SHFK „Bajram Shabani“ – Kumanovë, lidhur me suksesin e nxënësve në garat ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo 2026”.

Postimi i marrë nga SHFK “Bajram Shabani”- Kumanovë:

Sukses i Jashtëzakonshëm në Garat Ndërkombëtare “Kangaroo 2026”

​Kam nderin dhe kënaqësinë të njoftoj Rezultatet Finale të garave prestigjioze të matematikës “Kangaroo 2026”, ku nxënësit e shkollës sonë SHFK „Bajram Shabani“ – Kumanovë, dëshmuan një nivel të lartë përgatitjeje dhe talenti.
​Në mesin e shumë garuesve, shkëlqyen me rezultate kulmore:

​ ANDA ALITI (Klasa IX) – me një rezultat mbresëlënës prej 137.5 pikësh!
Mentore: Besa Ibrahimi

​ ARGJIRA ALITI (Klasa VI) – me një rezultat të shkëlqyer prej 120 pikësh!
Përgëzime edhe për mentoren: Mukadese Aliji

​Kjo arritje kulmore e rendit Andën dhe Argjirën në mesin e nxënësve më të mirë, duke na bërë të gjithëve krenarë.

​ Përgëzime për të gjithë pjesëmarrësit

​Përveç suksesit të jashtëzakonshëm të dy vajzave të para, shkolla jonë lëvdon dhe përgëzon të gjithë nxënësit që morën pjesë në këtë garë:

​Drin Xhemaili (Klasa IX), me 71.25 pikë, Vendi I
​Vlersim Imeri (Klasa VIII), me 56.25 pikë, Vendi II
​Dijar Shabedini (Klasa VIII), me 52.5 pikë, Vendi II
​Rumesa Zeqiri (Klasa VIII), me 52.5 pikë, Vendi II
​Amar Kadriji (Klasa IX), me 51.25 pikë, Vendi II
​Rona Imeri (Klasa VIII), me 48.75 pikë, Vendi III
​Edis Hebibi (Klasa VIII), me 47.5 pikë, Vendi III
​Adora Mustafi (Klasa VIII), me 42.5 pikë, Vendi III
​Enuar Nuhiji (Klasa VIII), me 28.75 pikë, Vendi III

​Ju treguat se matematika nuk është vetëm lëndë shkollore, por një gjuhë universale e inteligjencës dhe guximit.
​Ky rezultat na motivon që të vazhdojmë të investojmë te cilësia dhe të mbështesim çdo talent që rritet brenda mureve të shkollës sonë. (INA)

Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.