“Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë

“Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë

Aktivisti Migen Qiraxhi, i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjana në Euronews, ka analizuar protestën studentore dhe përplasjen e saj me politikën në vend.

Aktivisti theksoi se bashkimi i shoqërisë në protestë është një triumf i madh që buron nga pakënaqësia ndaj skandaleve të njëpasnjëshme të ndodhura në vend, ndërsa e cilësoi reagimet e PD-së, si një përpjekje për të mbijetuar përballë një kulture të re politike që po del jashtë kontrollit të saj.

Ndër të tjera, aktivisti solli në vëmendje shembujt rajonalë e ndërkombëtarë, si rrëzimi i Viktor Orbanit dhe Aleksandër Vuçiçit, duke nënvizuar se ndryshimet e mëdha kërkojnë kohë, pjekuri dhe sakrificë.

“Ajo që është në parim, që unë mendoj se qëndron në situatën e kësaj përplasjeje, është mungesa e respektit të asaj që është më e suksesshmja në shoqëri.

Prej skandaleve të mëdha në shoqëri, të gjithë aktorët shoqërorë brenda vendit kanë testuar thirrjen e qytetarëve për të protestuar. Partia Demokratike thërriste çdo të shtunë, bënte atë çdo të hënë. Partitë e vogla e kanë testuar vazhdimisht.

Dhe ne duhet ta respektojmë këtë si një triumf të madh që një grup shoqëror ia doli të përbashkojë shoqërinë në mënyrë politike.

Ajo që ka ndodhur sot është që, e frikësuar pak edhe nga ky triumf politik i këtyre sektorëve të shoqërisë, establishmenti i vjetër politik është duke u përpjekur për të mbijetuar. Unë i shikoj këto lëvizje të Partisë Demokratike sot si tentativë për të mbijetuar nga kjo energji, e cila po mundohet të sjellë një kulturë të re politike, nga ku shoqëria është jashtë kontrollit dhe mekanizmave të tyre.

Dhe pikërisht për këtë unë mendoj që ne jemi në një përplasje të madhe. Çfarë ne na është mësuar, na është mësuar: autokratët nuk bien me votë dhe ndërkohë që ne ishim të tensionuar që autokratët nuk bien me votë, bie një autokrat që është urbani i lidhur me krimin e organizuar.

Sistemi zgjedhor e kishte bërë sipas trupit të vetë në Hungari. Brenda vitit bie Vuçiçi, i lidhur me krimin e organizuar, siç pretendoi sistemi zgjedhor avantazhonte atë dhe papritur një skemë shoqërore e ndryshon atë, e hedh për tokë. Për pasojë, sigurisht që këtu ka një frymëzim të ri dhe si duhet tani, duke studiuar historinë, si mundet të bëhet kjo në kontekstin shqiptar. Mos harroni, në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë, këtu në Shqipëri ne nxituam ta bënim dhe brenda natës. U hap një faqe interneti, filluan njerëzit të votojnë, është e pranueshme, është një lloj entuziazmi.

Duhet ta fusim në një proces të sakrifikueshëm veten dhe studentët dhe kjo është shumë, kjo është shumë genuine.

Ata edhe në Serbi e futën veten në një kontribut shoqëror që një vit shkollat, universitetet s’punuan, një vit pedagogët nuk u paguan. Një vit, që do të thotë është një sakrificë e madhe, nga e cila përfiton kombi në fund, dhe ata e përjashtuan edhe veten nga kandidatura”, u shpreh Qiraxhi.

The post “Autokratët s’bien me votë”, aktivisti Qiraxhi: Në Serbi u deshën 18 muaj për të bërë një listë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.