Avokati i Popullit për protestën e sotme: Kanë nisur hetimet për përdorimin e forcës nga policia

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit.
Në një njoftim, ai thekson se ka nisur një hetim administrativ lidhur me përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Gjithashtu, institucioni bën të ditur se po vlerëson nëse ndërhyrja e policisë ka qenë e domosdoshme dhe proporcionale.
Avokati i Popullit u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat gjatë protestës, t’i drejtohen institucionit përmes një ankese individuale.
Reagim i plotë i Avokatit e Popullit
Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.
Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar. Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor.
Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.
Na kontaktoni në kanalet tona të komunikimit:
Blv. “Zhan D’Ark”, Nr. 2, Tiranë
Tel: 04 2 380 300, 068 903 4648
Email: [email protected]
The post Avokati i Popullit për protestën e sotme: Kanë nisur hetimet për përdorimin e forcës nga policia appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



