Balla: Dokumenti i Berishës për Zvërnec do të qeshë Shqipërinë për 60 vjet

Balla: Dokumenti i Berishës për Zvërnec do të qeshë Shqipërinë për 60 vjet
Kreu i Grupit Parlamentar të Taulant Balla ka paralajmëruar se do të publikohet një dokument me firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha për zhvillimin e zonës së Zvërnecit, duke deklaruar se do të bëjë të gjithë Shqipërinë të qeshë për dekada të tëra.
“Kam një dokument aty që Saliu ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin. Jam duke pritur të vijë. Do ta qeshë gjithë Shqipëria, jo për 30 vjet, por për 60 vjet të ardhshëm,” tha Balla gjatë një fjalimi në Kuvend.
Ai ka theksuar gjithashtu se ndryshimet në ligjin për tokën bujqësore janë të domosdoshme për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, duke iu referuar detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit europian.
“Nëse do të hysh në Bashkimin Evropian, duhet të përafrosh legjislacionin tënd me legjislacionin e BE-së. Këto ligje nuk bëhen me porosi, por janë pjesë e procesit të integrimit europian,” ka thënë Balla.
Në fund të fjalës së tij, ai ka sfiduar deputetin e partisë Mundësia që, nëse ka prova se ligji është hartuar me porosi, t’i drejtohet SPAK-ut.
“Shko bëj kallëzim penal në SPAK. Por ti gënjen dhe gënjeshtarët e kanë jetëgjatësinë e shkurtër në politikë,” u shpreh Balla.
Me pak fjalë
Taulant Balla ka deklaruar se do të publikohet një dokument me firmën e Sali Berishës për zhvillimin e Zvërnecit, duke pretenduar se do të bëjë të gjithë Shqipërinë të qeshë për dekada të tëra. Ai ka mbrojtur ndryshimet në ligjin për tokën bujqësore si pjesë e detyrimeve të Shqipërisë për integrimin në BE dhe ka sfiduar deputetin e partisë Mundësia të paraqesë prova në SPAK nëse pretendon se ligji është hartuar me porosi.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



