Balla reagon pas takimit me Presidentin Begaj: Merrni pjesë në zgjedhje vendore, bojkoti nuk është zgjidhje

Balla reagon pas takimit me Presidentin Begaj: Merrni pjesë në zgjedhje vendore, bojkoti nuk është zgjidhje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit konsultativ me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e darës së zgjedhjeve vendore të 2027, deklaroi se Partia Socialiste u bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Balla theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë aktorëve politikë në procesin zgjedhor.

“Partia Socialiste i bën thirrje të gjitha forcave dhe lëvizjeve politike të marrin pjesë në Zgjedhjet Vendore 2027. Bojkoti i zgjedhjeve nuk është zgjidhje!”, u shpreh Balla.

The post Balla reagon pas takimit me Presidentin Begaj: Merrni pjesë në zgjedhje vendore, bojkoti nuk është zgjidhje appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.