Balla pas takimit me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa: Bisedë e frytshme mbi agjendën e anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka takuar këtë të mërkurë drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, krahas fotos, Balla ka bërë të ditur se gjatë takimit me ambasadoren kanë diskutuar agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe ruajtjen e ritmit të negociatave.
“Një bisedë e frytshme me Drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, mbi agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.
Kuvendi i Shqipërisë ka një rol thelbësor në këtë proces historik, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”, ka shkruar Balla.
The post Balla pas takimit me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa: Bisedë e frytshme mbi agjendën e anëtarësimit në BE appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



