Balla ndan videon: O Sali, mjaft i mbushe çantat e deputetëve me bombula zjarri

Balla ndan videon: O Sali, mjaft i mbushe çantat e deputetëve me bombula zjarri

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetin social Facebook një video ku shfaqet policia duke ndaluar disa të rinj, në çantat e të cilëve janë gjetur bombula gazi dhe mjete të forta.

Në video shfaqet edhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, e cila kundërshton shoqërimin e të rinjve.

Krahas videos, Balla pretendon se ky veprim është nxitur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, të cilit i thotë:

“O Saaaaaali! Mjaft i mbushe çantat e deputetëve, kandidatëve me bombula zjarri, se nuk e djeg dot më ti Shqipërinë! Shikojeni kandidaten e Saliut dhe çantën plot me bombula zjarri”.

The post Balla ndan videon: O Sali, mjaft i mbushe çantat e deputetëve me bombula zjarri appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.