Banorët e Bërnicës së Poshtme probleme me kanalizimin, thonë se janë në hall nga kundërmimi
Banorët e fshatit Bërnicë e Poshtme të Komunës së Prishtinës janë ankuar se kanë probleme me kanalizimin dhe sipas tyre, me këtë hall po përballen prej më shumë se tetë vjet. Qytetarët kanë dërguar pamje nga atje, duke thënë se janë në një situatë të vështirë nga kundërmimi dhe se rreth tre vjet më parë

Banorët e fshatit Bërnicë e Poshtme të Komunës së Prishtinës janë ankuar se kanë probleme me kanalizimin dhe sipas tyre, me këtë hall po përballen prej më shumë se tetë vjet.
Qytetarët kanë dërguar pamje nga atje, duke thënë se janë në një situatë të vështirë nga kundërmimi dhe se rreth tre vjet më parë janë ndërruar disa gypa në një pjesë tjetër të fshatit, por në rrugën “Car Llazari” vazhdon të jetë problemi i njëjti, ku është i mbyllur gypi i kanalizimit.
Sipas banorëve, nga ujësjellësi kanë thënë se një gyp është i dëmtuar, ndaj sipas tyre, uji nuk arrin të qarkullojë.