BDI i reagon Izet Mexhitit

“Izet Mexhiti po demonostron injorancë masive ose paturpësisht e gënjen opinionin publik nga mungesa e njohjes elementare të ligjeve. Edhe me ndryshimet e para disa ditëve, Ministria për marrëdhënie midis The post BDI i reagon Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI i reagon Izet Mexhitit

“Izet Mexhiti po demonostron injorancë masive ose paturpësisht e gënjen opinionin publik nga mungesa e njohjes elementare të ligjeve.

Edhe me ndryshimet e para disa ditëve, Ministria për marrëdhënie midis bashkësive e ka në kompetencë të plotë MARRËVESHJEN E OHRIT, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj.

E para, Mexhiti e pranon që partner i tij qeverisës dhe koleg në qeveri është putinisti dhe vuçisti Stoilkoviç. Mexhiti nuk ka fuqi ta ndalon politikanin pro Putin dhe pro Vuçiç të jetë partner i tij dhe të merr në dorë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, etj.

Stoilkoviç thotë: Kosova është serbi.

Stoilkoviç do të ulet në vendin e Artan Grubit, Sadulla Durakut, Hazbi Likës, Abdilaqim Ademit, Musa Xhaferit, Imer Aliut, Imer Selmanit, Festim Halilit.

E dyta, nuk ekziston ministri e themeluar në vitin 2008.

E treta, nuk ekziston ministri për komunitetet ndër 20%, e as kategori e tillë, ndoshta flet për agjencionin për komunitetet më të vogla se 10% dhe nuk e di që asnjëherë ska patur ministri të tillë.

E katërta, Ministra për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Komuniteteve u themelua në vitin 2019 dhe trashëgoi Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

E pesta, këtë ministri, VMRO DPMNE e riemëroi në Ministri për marrëdhënie midis Bashkësive.

E gjashta, nga 25 anëtarë të kabinetit të propozuar qeveritar, VREDI ka marrë 5, nga të cilat 3 janë për burek sipas kompetencave dhe portofolit.

E shtata, Mickovski dje në festë të Kurban Bajram lit tha që 3/4 ose 75% të pozitave të shqiptarëve që i kanë patur deri sot, i ka rikthyer.

E teta, VMRO sa po i qortoi drejtuesit e VREDI për kombëtarën, asnjë përgjigje, nga Izeti, Bilali, Afrimi, Arbeni, Qoku.

E nënta, nuk ju dëgjua zëri as për “makedonski albanci”

E dhjeta, pse nuk po zgjidhesh ministër i punëve të brendshme siç premtove dhe e keni në program?

E njëmbëdhjeta, a e formuat ministrinë e diasporës, bankën shqiptare, a i ndatë nga 10.000 € për secilin qytetarë?

E dymbëdhjeta, ç’të lidh ty me ambientin, ekologjinë, kur e katandise Çairin në lagje të pabanueshme?

E trembëdhjeta, premtuat 40% gra në ekzekutiv.

E katërmbëdhjeta, trumpetuat për rini dhe ndryshim në ekzekutiv, ndërsa u bëtë vet ministra, pa legjitimitet!

Kur s’ke themel, lëkundësh lehtë.

Vazaliteti të bën shërbëtor, mungesa e legjitimitetit të bën mashtrues të vullnetit të popullit” thuhet në komunikatën e BDI-së.

The post BDI i reagon Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .