BE e përçarë për mbrojtjen/ Gjeneral Prenga: Europa duhet të zgjohet!

Mes një situate të tensionuar politike dhe kërcënimit të sigurisë, Bashkimi Europian vijon të ketë përplasje të brendshme sa i takon sektorit të mbrojtjes. Gjeneral Dedë Prenga, i ftuar në ‘War Report’ tha se Europa duhet të zgjohet dhe se nuk po ja del mbanë të ketë një lider dhe të realizojë misionin e Europës [...]Read More...

BE e përçarë për mbrojtjen/ Gjeneral Prenga: Europa duhet të zgjohet!

Mes një situate të tensionuar politike dhe kërcënimit të sigurisë, Bashkimi Europian vijon të ketë përplasje të brendshme sa i takon sektorit të mbrojtjes.

Gjeneral Dedë Prenga, i ftuar në ‘War Report’ tha se Europa duhet të zgjohet dhe se nuk po ja del mbanë të ketë një lider dhe të realizojë misionin e Europës së Bashkuar. Më tej, Prenga tha se Europa po tenton të jetë një kundërpeshë me SHBA, por nuk po ja del mbanë.

“Ka kohë që diskutohet, kërkesa e Trump në mandatin e parë ka qenë samiti i NATOS në Wells që u kërkoi vendeve anëtare që nëse duan siguri dhe mbrojtje duhet të rrisin buxhetin në mbrojtje. NATO gjatë krijimit të saj ka funksionuar dhe ka kryer misionin që ka pasur.  Po tenton Europa e bashkaur për të qenë kundrapeshë e SHBA në të gjitha fushat e aspektit politik.

Për fatin e keq të Europës nuk ja ka dalë mbanë që të nxjerrë një lider dhe të realizojë misionin. Henri Kissinger tha se Europën e shoh në mes të së shkuarës që s’po shkëputet dot dhe në mes të së ardhmes që s’po e arrin dot. Samiti i sotëm në Kopenhagen realisht dolën pa një deklaratë të përbashkët.” / abcnews.al /