Begaj për fitoren e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Rezultati të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar këtë të hënë për fitoren e koalicionit shqiptar në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar rezultatin si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Në mesazhin e tij, Begaj thekson se rezultati zgjedhor duhet të shërbejë si një mundësi për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe për t’i dhënë fund diskriminimit.
“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.
Shumë urime!”, shkruan presidenti Begaj.
The post Begaj për fitoren e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Rezultati të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



