Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte Ambasadorin e Shtetit të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik.   Në vijim të takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat këtë vit shënojnë 35-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, mbrojtjes kibernetike, turizmit dhe shkëmbimeve mes njerëzve.

Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

The post Begaj pret Ohad Kaynar në takim, pranon letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.