Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK, ja çfarë thotë?

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Pacolli deklaroi se kishte bërë një kallëzim penal lidhur me atë që i cilësoi si padrejtësi të kryera deri më tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës.
“Kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, u shpreh ai.
Pacolli ishte thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen, në kuadër të kallëzimit të bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës.
Behgjet Pacolli 7 orë në SPAK dhe nuk ka dalë akoma, çka po ndodhë?
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli raportohet se ndodhet deri në këto momente në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u pa i shoqëruar nga avokati rreth orës 10:00 dhe deri në këto momente, që ora shënon rreth 17:00, biznesmeni ende po pyetet.
Nuk dihet nëse ai është thirrur për t’u marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethana të caktuara të hetimit, si kallëzues për investimin e tij në Aeroportin e Vlorës apo ndaj tij është depozituar ndonjë kallëzim nga ortakët e tjerë.
A Billionaire’s Reading List: 5 Books Cuban Says Everyone Should Know
Blinkist Magazine
Kompania e tij ka ndërtuar Aeroportin e Vlorës, por nuk është lejuar ta përfundojë, dhe vetë Pacolli disa herë i ka bërë thirrje SPAK për hetime. Behgjet Pacolli dhe avokati i tij, Eduard Halimi, futen në ambientet e organit qendror të hetimit, por deri tani ende nuk kanë dalë.
ADVERTISING
Aeroporti i Vlorës, më i madhi i realizuar në formën e Partneritetit Publik-Privat (PPP) në Shqipëri, ku MABCO Construction S.A si investitori i huaj dhe financuesi kryesor i projektit ka investuar mjete të konsiderueshme financiare dhe profesionale, vazhdon të mbetet në një situatë të papranueshme juridike dhe faktike.
Behgjet Pacolli i ka bërë disa herë thirrje SPAK-ut që, në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të ndërmarrë një hetim të plotë, të pavarur dhe të gjithanshëm për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës çdo person që mund të ketë kontribuar në krijimin e kësaj situate.
“Sipas qëndrimit të MABCO-s, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një sërë veprimesh dhe mosveprimesh, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, mashtrime, falsifikim dokumentesh, Notifikim të jashtëligjeshem të dokumenteve, përdorim të dokumenteve të falsifikuara, ndërhyrje të paligjshme në procese gjyqësore, nxjerrje të vendimeve gjyqësore që më pas janë konstatuar si të paligjshme nga Gjykata e Lartë, moszbatim ose kundërshtim të efekteve juridike të vendimeve të kësaj gjykate, si dhe veprime apo mosveprime institucionale që kanë mundësuar vazhdimin e kësaj gjendjeje”, shkruante biznesmeni.
Behgjet Pacolli thekson se kompania e tij MABCO mbetet e vendosur që ta përfundojë këtë projekt në përputhje me kontratën, ligjin dhe standardet më të larta profesionale, duke besuar se institucionet e drejtësisë do të veprojnë me pavarësi, paanshmëri dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin./Alfapress.al
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



