Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Kam bërë kallëzim penal për padrejtësitë lidhur me Aeroportin e Vlorës

Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Pacolli deklaroi se kishte bërë një kallëzim penal lidhur me atë që i cilësoi si padrejtësi të kryera deri më tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës.
“Kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me Aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër”, u shpreh ai.
Pacolli ishte thirrur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen, në kuadër të kallëzimit të bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës.
The post Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Kam bërë kallëzim penal për padrejtësitë lidhur me Aeroportin e Vlorës appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



