Beqaj: SPAK pranon se gjatë hetimeve iu kanë cenuar të drejtat procedurale

Beqaj: SPAK pranon se gjatë hetimeve iu kanë cenuar të drejtat procedurale
Gjatë seancës gjyqësore, ish-ministri Ilir Beqaj ka deklaruar se SPAK ka pranuar se gjatë fazës së hetimeve i janë cenuar të drejtat procedurale të tij. Kjo, sipas tij, është evidentuar në përgjigjet e organit hetues ndaj 23 kërkesave që kishte paraqitur, duke kundërshtuar akuzat dhe veprimet procedurale të SPAK.
Beqaj ka theksuar se ende nuk ka qartësi mbi akuzat që i ngarkohen, gjë që sipas tij e vështirëson mbrojtjen. Ai ka akuzuar prokurorët për shkelje të të drejtave procedurale dhe ka deklaruar se kallëzimi, i cili është baza e akuzës, bazohet në pyetje, gjë që sipas tij duhej të refizohej. Ilir Beqaj ka shtuar se në periudhën 2019-2020 nuk janë kryer veprime hetimore paraprake dhe ka kërkuar që SPAK të sqarojë se cili laborator është përdorur për ekspertizat, si edhe nëse ai është i certifikuar.
Avokati i Ilir Beqaj ka kërkuar kohë për të njohur me arsyetimin e përgjigjeve të SPAK lidhur me 23 kërkesat e paraqitura nga i pandehuri, para se të vijojë shqyrtimi i çështjes.
“Faleminderit organit akuzës për përgjigjet. Pranoi që në fazën e hetimeve m’i ka cenuar hapur të drejtat e mia dhe kjo përgjithësisht në 10 kërkesat e para. Sot përsëri unë kam vështirë të bëjë mbrojtjen, nga SPAK nuk u nda që të ketë një konfirmim mbi qartësinë e akuzës. Sot u përdor nga prokurorët për të dyja qëndrimet mbi akuzat. Unë kam kuptuar që nga kodi i procedurës është garancia që organi i akuzës është detyrim, sot me sa kuptoj prokurorët kanë fituar pavarësinë ndaj drejtuesit të prokurorisë. Vetë SPAK pranoi se kallëzimi bazohet në pyetje, ka kallëzim me pyetje? Ndaj duhej të refuzohej. Të paktën në dosje nga 2019-2020, nuk ka asnjë veprim hetimor, janë zero veprimet paraprake. Njoftimi i akuzës thotë deri në këtë fazë të hetimeve, nuk u tha përgjigje pse është kjo deri më këtë fazë të hetimeve. Nuk besoj se ka vjedhje para se të shkruhet kontrata, mund të ndodhin vepra të tjera penale. Kur më akuzon më thuaj një shifër irje nga 5 që pretendon.
Për laboratorin që kam pretenduar se është i pacertifikuar, i kërkoj gjykatës të urdhëroj SPAK të sjellë cila ISP u përdor nga laboratori i SPAK dhe a është i certifikuar.
Organi i akuzës thotë se kjo është akuza ndaj teje por disa gjëra që janë këtu nuk janë të sakta, merre pra ndaje, dhe kjo s’është çështje themeli”, ka thënë Ilir Beqaj.
Me pak fjalë
Gjatë seancës gjyqësore, Ilir Beqaj ka deklaruar se SPAK ka pranuar se gjatë hetimeve i janë cenuar të drejtat procedurale të tij. Ai ka akuzuar prokurorët për shkelje të këtyre të drejtave dhe ka kërkuar sqarime mbi ekspertizat e përdorura gjatë hetimeve.
Personat e përmendur
- Ilir Beqaj - Ilir Beqaj
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



